Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Lëngu i domates dhe përfitimet në shëndetin e zemrës, sa duhet të konsumoni?

22/02/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Lëngu i domates dhe përfitimet në shëndetin e zemrës, sa duhet të konsumoni?

Sëmundjet kardiovaskulare janë pëgjegjëse për shumicën e vdekjeve në vendin tonë.





Të përhapura me shpejtësi, kanë një sërë faktorësh nga pas që i shkaktojnë.

Këta faktorë mund të varen që nga stili i jetesës, duhanpirja apo ushqimi i keq.


Eleminimi i këtyre proçeseve dhe zakoneve të përditëshme mund të japë rezultate pozitive përsa i përket shëndetit të zemrës.

Gjithësesi faktori kryesor që është mosha mbetet një ndër rrisqet kryesore për zhvillimin e kësaj sëmundje.

Pra, teksa popullatat plaken rëndësia për të gjetur një kurë që ul rrezikun dhe përmirëson shëndetin është thelbësore.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon një mënyrë se si mund t’a bëni këtë fare lehtë për shëndetin tuaj.

Mesa duke domatja mund të jetë çelësi për një zemër më të fortë dhe kolesterol më të ulët.

Si ndikon lëngu i domates

Ushqimi i mirë është pa dyshim gjithnjë rruga drejt një trupi dhe mendje të shëndetëshme.

Konsumimi i disa ushqimeve të veçanta mund të sjellë për organizmin një sërë vlerash dhe vitaminash.

Së fundëmi këtë thonë edhe ekspertët të cilëve ju referohet AgroWeb.org.

Sipas një studimi të publikuar në Food Science & Nutrition, të cilit i referohet AgroWeb.org lëngu i freskët i domateve ndihmon në uljen e kolesterolit dhe presionit të lartë të gjakut.

Kjo pasi domatja përmban një variacion vlerash dhe mineralesh bioactive siç janë karotenoidet, vitamina A dhe kalciumi.

Përzierja e këtyre mineraleve dhe vitaminave së bashku ndihmon për një gjendje më të mirë fizike, psikologjike duke parandaluar edhe sëmunjdet kardiovaskulare.

Sa duhet të konsumoni çdo ditë

Sipas një studimi 1 vjeçar ku morën pjesë 184 burra dhe 297 gra, lëngu i domates ndihmon sëmundjet e zemrës.

Gjatë kësaj periudhe këta persona konsumuan çdo ditë lëng të freskët domateje, përafërsisht 200-250 ml.

Të dhënat e mbledhura në fillim dhe në fund të këtij studimi treguan për nivele kolesteroli dhe presion gjaku më të ulët.

Sipas guidës së ekspertëve, të cilës i referohet AgroWeb.org lëngu i domates arriti të ulë presionin e gjakut mesatarisht nga hipertensioni i shkallës 2 në atë të shkallës 1.

Ndikimi në arterie

Një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë problemet e zemrës janë dhe problemet me arteriet që furnizojnë zëmrën me gjak.

Quajtur ndryshe artereoskleroza, ndodh kur enët e gjakut dhe arteriet kryesore fillojnë e bllokohen nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.

Dëmi që i shkaktohet zemrës dhe arterieve njëkohësisht mund të parandalohet dhe zvogëlohet nëse konsumoni lëng domatesh.

Lëngu i domates së freskët nëse konsumohet për 8 jave sipas ekspertëve mund të ndihmojë në uljen e niveleve të yndyrës në gjak.

Kryesisht kjo është e vërtetë për gradë në moshë të mesme rreth sipër të 50-tave.

Konsumimi i të paktën një gote lëng domateje të freskët dhe pa kripë çdo ditë ndihmon në rregullimin e shëndetit të zemrës.

Gjithsesi AgroWeb.org ju këshillon gjithnjë të merrni parasysh këshillat e mjekut tuaj krahas kurës së lëngut të domates./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Pa të brendshme në festën e “Vogue”? Aurela Hoxha reagon ashpër

Pa të brendshme në festën e “Vogue”? Aurela Hoxha reagon ashpër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera