Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin! 16/02/2026
“Sot festoj jetën”, mamaja e Beatrix dhe Alban Ramosajt fiton betejën me kancerin! 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Lëngu i pjeprit – Shija dhe përfitimet shëndetësore nga një freski verore

25/06/2020
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Lëngu i pjeprit – Shija dhe përfitimet shëndetësore nga një freski verore

Pjepri me tulin e tij plot nuanca verore është shumë i shijshëm dhe i këshilluar në këtë stinë.

Frutin mund ta shijoni të freskët ose ta shtrydhni si lëng. Si lëng do të përfitoni një sasi të jashtëzakonshme vitaminash dhe mineralesh pasi sasia e frutit që merrni do të jetë më e madhe.





Lëngu i pjeprit është i pasur me kalium, një mineral që luan një rol thelbësor për sistemin nervor. Ai u jep nervave forcë për të përcjellë sinjalet e nevojshme që mbajnë në formë trurin.

Për më tepër, kaliumi jep një kontribut fantastik për indet dhe kockat, lufton spazmat e muskujve dhe ul tensionin e gjakut.


Nga 2-3 feta pjepri mund të nxirrni një gotë të plotë me lëng pjepri nga i cili do të merrni 709 miligram kalium.

Lëngu i freskët i pjeprit përmban vitaminë C, e cila kontribuon për një sistem nervor të shëndetshëm dhe është thelbësor për trupin në luftën kundër stresit.

Për më tepër vitamina C ndihmon për mbajtjen e një lëkurë të shëndetshme dhe forcimin e kockave, ligamentëve dhe enëve të gjakut.

Konsumimi i lëngut të freskët të pjeprit ofron 97.4 miligramë të vitaminës C. Ky lëng ndihmon në marrjen e dozës së rekomanduar ditore të saj që është 75 miligram për femrat dhe 90 miligram për meshkujt

Lëngu i pjeprit përmban edhe një sasi të madhe beta karoten, një pararendës i vitaminës A.

Vitamina A punon fort për t’i kthyer lëkurës shkëlqimin e munguar, mbështet sistemin imunitar dhe forcon mbarëvajtjen e qelizave.

Në një filxhan me lëng pjepri gjenden 8,979 njësi të vitaminës A, një sasi e dyfishtë e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine që është 3000 njësi për meshkujt dhe 2333 për femrat.

Kombinimi i lëngut të pjeprit me lëngun e karrotës krijon pije fantastike plot me vitaminë A që bën çudira.

Përgatitja e lëngut të pjeprit

Përzieni 300 ml ujë dhe copat e pjeprit në një mikser frutash. Më pas këtë lëng vendoseni në frigorifer dhe do të përftoni një mrekulli që do t’ju kënaqë gjatë ditëve të verës.

Nëse zgjidhni të konsumoni lëngun në vend të frutit nuk do të merrni fibrat që gjenden tek tuli dhe që janë të nevojshme për sistemin tretës.

AgroWeb ju këshillon që në çdo rast të konsumoni pjeprin si frut prej fibrave. Sasinë e frutit që mbetet në frigorifer, mund ta shtrydhni që të përfitoni lëngun./AgroWeb.org

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Menaxheri i ‘Babastars’ ka vetëm 2 emra për hitin e verës: Megahiti radhës..

Menaxheri i ‘Babastars’ ka vetëm 2 emra për hitin e verës: Megahiti radhës..








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera