Ajo që dihet botërisht për yllin e kinemasë Leonardo Di Caprio, është se ai “vdes” për biondet. Protagonisti i “The Revenant” që sivjet u vlerësua me Oscar, shoqërohet gjithnjë me vajza të mrekullueshme, përgjithësisht modele, më të reja e më të gjata se ai dhe deri më sot të gjitha bionde. Mirëpo pas një liste të gjatë me bukuroshe me flokë të artë, duket se për herë të parë Leo i ka vënë syrin një bruneje. E nuk është një flokëzezë dosido. Bëhet fjalë për 19-vjeçaren Chelsesy Weimar, pjesë e skuadrës seksi të engjëjve të Victoria’s Secret.