Leonardo DiCapri ka zbuluar se i ka shpëtuar vdekjes 3 herë, një sulmi peshkaqenësh, një shpërthimi motorri të avionit si dhe një aksidenti gjatë një fluturimi me parashutë.
Aktori ka treguar ngjarjen e tmerrshme kur një peshkaqen i bardhë iu sul ndërkohë që ai po zhytej nën ujë, një eksperiencë që për shumë prej nesh do të ishte një endërr e frikshme. Pas kësaj, një aeroplan që Leonardo ishte pasagjer u detyrua të bënte një ulje të menjëherëshme pasi motorri mori flakë.
“Po udhëtoja drejt Rusisë, isha në “Bussines Class” dhe motorri mori flakë përballë syve të mi. Isha ulur dhe po shikoja krahun e avionit që mori i gjithi flakë.
Përballja e tretë me vdekjen e Leonardo DiCaprio ishte gjatë një hedhje me parashutë. Personi me të cilin po fluturoja bëri një hedhje të lirë por pas 5 ose 10 sekondash në bëmë një tjetër hedhje por po ecnim aq shpejt saqë mendova se ishim pranë vdekjes.