Leonardo DiCaprio mori pjesë në Festivalin e Coachella 2023 gjatë fundjavës dhe ndezi thashethemet për lidhje me modelen Irina Shayk. DiCaprio, 48 vjeç, njihet për faktin se shkon gjithmonë te Coachella dhe i pëlqen shumë modelet. Megjithatë, bukuroshja 37-vjeçare nuk është tipi i saktë i aktorit. Ai u nda me modelen dhe aktoren Camila Morrone gjatë verës pas katër vitesh së bashku. Ajo sapo kishte mbushur 25 vjeç kur u ndanë. Ndërkohë, Shayk për herë të fundit u lidh me Bradley Cooper, me të cilin ka një fëmijë. Ata u ndanë në vitin 2019. DiCaprio dhe Shayk po bisedonin në festivalin muzikor së bashku me shoqen e tij, modelen Stella Maxwell. DiCaprio u pa shumë afër Shayk, duke i folur në vesh, ata nuk bënë asgjë tjetër përveç bisedës dhe festës në grup. DiCaprio madje hoqi maskën e fytyrës, të cilën e mban kudo, në një moment kur fliste me Shayk. Përfaqësuesit e asnjërës palë nuk kanë komentuar statusin e marrëdhënies së dyshes.









