Sipas burimeve të afërta, aktori Leonardo DiCaprio nuk ka plane për të krijuar familje me partneren e tij të re, Vittoria Ceretti.
Ndryshe nga aktori Brad Pitt, i cili është i gatshëm të mirëpresë një fëmijë tjetër me partneren Ines De Ramon, DiCaprio duket se nuk është i interesuar për një hap të tillë me të dashurën e tij shumë më të re se vetja.
Për ata që nuk e dinë, DiCaprio filloi të takohej me Ceretti në gusht të vitit 2023, pak pasi u nda nga Gigi Hadid.
Një burim për Us Weekly thotë: “Leo nuk dëshiron fëmijë” me Ceretti, e cila po planifikon një festë për 50-vjetorin e tij më 11 nëntor 2024.
Burimi përmend gjithashtu se lidhja e tij e fundit serioze me modelen Camila Morrone u ndërpre kur ajo përmendi dëshirën për të pasur fëmijë, gjë që e trembi DiCaprio-n dhe çoi në përfundimin e marrëdhënies së tyre katërvjeçare.