Leonardo DiCaprio ka vendosur të japë kontributin e tij përsa i përket situatë që ka krijuar Koronavirusi në SHBA.
Ai ka krijuar nismën e mbështetjes financiare për të varfrit të quajtur America`s Food. Aktori krijoi një fond me bashkëpunëtorët e fondacionit që udhëheq dhe deri tani ka mbledhur 12 milionë dollarë. Fondet do të përdoren për më të varfrit, për të moshuarit dhe për ata që kanë humbur punën.