Leonora Jakupi e ftuar në Top Show ka pranuar se është në një lidhje dashurie, gjithashtu ajo ka deklaruar se personi nuk është publik dhe nuk është shumë i njohur.
Pyetjes se si ajo është njohur me të dashurin e saj, ajo i është përgjigjur duke thënë se nuk duhet shumë për të impersionuar një femër.
“Nuk duhet shumë për të impresionuar një femër. Ai sigurisht se ka ditë me folë. Më pëlqen komunikimi”, është shprehur Leonora.
Gjithashtu Leonora shtoi se ajo nuk e shijoi rininë e saj, pasi asaj i ra gjithë barra e shtëpisë kur i vranë babanë.
Pyetjes se nëse lidhja e saj ka ndikuar në karrierën e saj muzikore, ajo i është përgjigjur jo.