Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Lëpirje a gazetari? – Nga Flavio Qarri

06/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Jul Deda mesazh djemve të ‘Fiks Fare’: Nuk fitohet fama duke puthur shokun (FOTO)

Doktori iku nga Fiksi dhe tashmë duket se pacienti nuk ka shanse për shpëtim! Gjurma e fundit e mbetur nga lavdia dhe autoriteti i një institucioni për publikun shqiptar si “Fiks Fare” u shua. Sigurisht largimi i Saimirit la gjurmën e vet. Konsumimi i Filip Çakulit është i dukshëm, i kuptueshëm dhe krejt normal. Ajo çka nuk është normale është ndryshimi i fasadës dhe jo i thelbit. Dy aktorët e rinj që të rinj nuk janë, mesa duket janë njohës më të mirë të rrjeteve sociale se Gent Pjetri apo Filip Çakuli që as Instagram nuk kanë, dhe e dinin që me puthjen e tyre në hapje të Fiksit do mund të bënin zhurmë më shumë se Stopi i Saimir Kodrës dhe Gent Zenelit. Po, Devis Muka dhe Dorian Ramaliu ia dolën të bëjnë tym, por zjarrin e audiences, si zakonisht vitin e fundit, e mori Klani! Mua më pëlqen Devis Muka. Është aktor i talentuar, personazh i angazhuar, Dorian Ramaliu ka një karrierë më modeste në krahasim, shumë reklama. Por investigimi është tjetër gjë djema! Investigimi lejon batuta të shkurtra, nuk pranon “monologjet e vaginës”. A e keni vënë re që asnjë velinë në asnjë program të ngjashëm nuk ka mikrofon? Sepse hallet, kronikat, puna janë serioze dhe seksi është aty sa për sfond, jo protagonizëm. Aq më keq kur seksi është i devijuar. E kuptoj provokimin e djemve, edhe qëllimin e tyre por sidoqoftë nuk duhej lejuar. Nuk duhej lejuar sepse treguat që Fiksi ka mbaruar ende pa filluar dhe jeni gati të bëni si ato këngëtaret që nxjerrin bythën në vend që të këndojnë! Nuk ka nevojë që ju të lini nam. Historia ka treguar që janë kamerat e fshehta ato që ju japin juve material dhe jo ju material kamerave. Nga ana tjetër i keni hequr shumë stres dyshes Kodra – Zeneli. Kanë më pak staf, më pak mjete e prapë e mundën Topin sezonin e kaluar. Ah dhe diçka tjetër në një kontekst seksual. Po mirë mo djema, dy velina aty mbrapa dhe njëri tjetrin gjetët të puthnit?





Sidoqoftë gazetaria nuk bëhet me puthje e lëpirje. Investigimi aq më pak. Keni marrë një qen që kafshonte dhe e kthyet përfundimisht në një “qen femër” që vetëm lëpin. Nuk e keni fajin ju, thjesht i dhatë dorën e fundit!

Sqarim: Gjithçka shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.


Tags: Fiks fareFlavio Qarri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Video/ Ja si ta përgatisni larësin e xhamave në kushtet e shtëpisë

Video/ Ja si ta përgatisni larësin e xhamave në kushtet e shtëpisë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera