Selena Gomez dhe partneri i saj, producenti muzikor Benny Blanco, janë rikthyer në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale pas një momenti të pazakontë që u bë menjëherë viral. Gjithçka nisi pasi këmbët e producentit u komentuan gjerësisht në internet, duke nxitur batuta dhe reagime të shumta nga ndjekësit. I ftuar në emisionin Jimmy Kimmel Live, Blanco zgjodhi ta trajtojë situatën me humor, duke thënë se, pavarësisht komenteve, ai ka “këmbë të shkëlqyera”.
Por momenti që ndezi vërtet rrjetin ndodhi gjatë xhirimeve të programit “Friends Keep Secrets”, ku Selena Gomez i dha një puthje gishtave të këmbës së partnerit të saj. Sipas raportimeve, këmbët e Blanco-s ishin sërish në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve online, ndërsa gjesti spontan i këngëtares u kthye menjëherë në një klip viral. Madje, për shumë fansa, gjesti i saj ishte aq i pabesueshëm sa menduan se ishte ndonjë video e realizuar me inteligjencë artificiale!
Vetë Blanco reagoi më pas për momentin me një ton të qetë dhe humoristik. Ai u shpreh:
“Më bëri të ndihesha mirë”.
Ndërsa kur u pyet nëse i pëlqeu gjesti, ai shtoi:
“Mos e bëni kaq të madhe! Më pëlqeu. Më bëri të ndihesha mirë”.
Ndërkohë, ndjekësit vijojnë të ndahen mes atyre që e konsiderojnë momentin si një shprehje të ëmbël spontane mes çiftit dhe atyre që e shohin si të çuditshëm. Megjithatë, siç duket, Selena Gomez dhe Benny Blanco nuk shqetësohen nga komentet, duke e marrë gjithë situatën me sportivitet dhe humor.








