Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një prej çifteve më të dashura për publikun shqiptar. Së shpejti do të bëhen prindër të një djali, teksa Dojna gjatë kësaj periudhe ka qenë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë edhe përvojën e saj të shtatzënisë. Së fundmi Vlashenti e ka nxjerrë “zbuluar”. Ka postuar një video në “Instastory” ku duket se Dojna po hekuros dhe këndon. “Kjo është Dojna e vërtetë, lëreni ça ju thotë në Insta”, ka shkruar Vlashenti. Sensi i humorit është një pikë e fortë e Vlashentit.