Në showbizin italian është kthyer kryefjalë drama mes Fedez dhe Tony Effe.
Fedez e ka përmendur Chiarën në këngën me të cilën sulmoi Tony Effe-n: “Ti i shkrove gruas time ndërsa më përqafove”, ndërsa Tony flet edhe për Ferragni-n dhe fëmijët që ka me Fedez, Leone dhe Vittoria.
“Chiara thotë se më adhuron, thotë se mezi priti”, “Ajo ka qëndruar pranë teje gjatë sëmundjes dhe kur ka pasur nevojë ti ke ikur”, “Ti ke pasur fëmijë vetëm për t’i postuar, kushedi çfarë do të mendojnë. kur të rriten” janë disa nga vargjet e këngës ‘Chiara’.
Për më tepër, Tony Effe i përmend të dy fëmijët, gjë që Fedez nuk e ka pritur aspak mirë.
“Nuk të kanë mësuar në rrugë se fëmijët nuk duhet të preken. I varfër në rep, i varfër në vlera”, ka shkruar këngëtari në Instagram.
Pas disa orësh, Chiara Ferragni komentoi publikisht akuzat mes Fedez dhe Tony Effe.
“Bëni çfarë të doni, por lërini të gjithë të qetë, mua dhe fëmijët e mi, faleminderit”.