Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës! 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Letër Adelës!

30/10/2018
in Vetëm në WHO
Reading Time: 4 mins read
A A
Letër Adelës!

Nga Eraldo Rexho





Sa e pabesë është koha Adelë! Sa të pabesa janë kujtimet, shpresat më të thella të njeriut, ëndrrat… Të pabesa! E sheh si kaloi një vit? E ke ndjerë edhe ti sa shpejt kanë kaluar këta muaj? Kjo jetë tradhtare që të mori prej nesh po mundohet edhe të të largojë, ta bëjë kohën të rrjedhë shumë shpejt, por nuk mundet. Kot e ka!

Kaloi një vit pa ty Adela ime. Pa ty fizikisht e kam fjalën. Një vit pa të parë, pa folur me ty, pa u takuar, pa qeshur, pa u zënë… Plot një vit pa ty! Por kot e ka edhe koha edhe jeta tradhtare. Lidhja jonë nuk do të varet kurrë prej këtyre. Ne nuk kemi pasur kurrë as kufij e as kohë e shtrenjta ime Adelë. Ti e ke ditur gjithmonë këtë apo jo!


Ama dhemb kaq shumë kjo mungesa jote. Ndoshta ti e di, por unë e ndjej të ta them sërish e sërish, se ai vendi bosh që ke lënë rëndon shumë në shpirt. Më ka ndodhur shumë shpesh përgjatë këtij viti të zgjohem në mes të natës e të kërkoj telefonin për të folur për ty; më ka ndodhur të flas me vete duke të kërkuar ty një mendim në momente të vështira; më ka ndodhur shumë shpesh t’i drejtohem qiellit për të të treguar të rejat që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Edhe pse e di që ti ke qenë gjithmonë pranë meje sërish, pavetëdijshëm, të kam kërkuar kudo. Sepse ike aq shpejt dhe aq papritur sa nuk më le të ngopesha me ty.

Por a e di Adelë se prania fizike nuk paska qenë kusht për të ndjerë dikë pranë. Kur e dëgjon nga të tjerë a e lexon diku, kjo gjë të duket në mos e pakuptimtë, një klishe, por nuk qenka kështu. Njeriun e lidh dashuria për  tjetrin, rëndësia dhe vendi që zë të tjetri. Këtë nuk ka as vdekje e as jetë që ta ndryshojë.

Megjithatë unë ta thashë që, pavarësisht se nuk je këtu, mua më pëlqen të vazhdoj të flas me ty. Prandaj ulu e më dëgjo (o Zot sikur të të kisha edhe një herë përballë):

–          E di Adelë, ne jemi akoma një grup, ashtu siç na ke lënë. Të kujtojmë çdo ditë. Çdo ditë, thashë? Më fal, – të kujtojmë çdo sekondë, ti jeton me ne. E pra, siç po të thoja, vazhdojmë të jemi po ne, dalim, punojmë e bëjmë shaka me njëri-tjetrin. Siç kemi bërë gjithmonë…

–          Punojmë në media sërish, në projekte të ndryshme, por me të njëjtat sfidat. E di Adela, Iva iu rikthye ekranit! Veç ta shohësh sa e bukur është dhe sa shumë i shkon!

–          Fatmira vazhdon të jetë po aq kokëfortë dhe sfidante në punë. Nuk të fal fare (mos i thuaj gjë, por mendoj se nuk do të ndryshojë ndonjëherë…:)

–          Ndërsa unë vazhdoj me sfidat e mia, siç e di ti. Dhe plani më i bukur që kam këto kohë është një projekt për të të kujtuar ty, për të folur për ty, për të kënduar këngët e tua të preferuara, për të rijetuar të njëjtat emocione që kemi përjetuar dikur, për të sfiduar. E kam titulluar “Në vend të Adelës”, me dëshirën për të ndihmuar dhe dhënë shpresë edhe vajzave të tjera që vijnë nga provinca dhe guxojnë të ëndërrojnë. Është një projekt i madh ku nuk jemi vetëm ne të katërt. Më janë bashkuar shumë miq artistë në këtë projekt, shumë njerëz të tjerë të mirë. Njerëz që na kanë dashur dhe na janë gjendur në krah. Unë e di që do të të pëlqejë surpriza që kam për ty… E di!

Ja kështu na kaloi ky vit pa ty Adela ime. Kjo kohë mizore që na ndau e që kujton se po punon kundër nesh duke na ngritur shumë rrengje. Sepse nuk di se ne nuk kemi nevojë për hapësirë e kohë për të qenë pranë. Ne kemi një lidhje që vdekja nuk e ndan dot: kemi lidhjen e shpirtit. Kjo lidhje të sjell pranë meje çdo herë që kam nevojë për ty, çdo herë që e ndjej se duhet të flas me ty, çdo sekondë, çdo minutë, orë, ditë e muaj. Të dua shumë o shpirti im i bukur, edhe pse ike dhe më le aq shpejt sa është e vështirë të pranohet. Por, tani jam edhe më shumë i bindur në mirënjohjen time ndaj Zotit që të solli ty në jetën time. Isha me fat që të pata pranë; isha fatlum që ndava me ty një pjesë të jetës time dhe jam po aq fatlum që vazhdoj të kem praninë e shpirtit dhe dashurisë tënde.

Fluturo i lirë o shpirt i bukur! Unë e di se një ditë do takohemi sërish, por deri atëherë vazhdo të jesh engjëlli dhe mbrojtësja jonë atje lart. / revistawho.com

Tags: 1 vit pa AdelenAdela XhamaniEraldo RexhoLeter Adelesrevista who
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!
Kryesore

EKSKLUZIVE/ Dritëhijet e Loredanës!

25/08/2025
Next Post
Një supermodele si Bella Hadid, ja çfarë ushqimesh konsumon ajo zakonisht

Një supermodele si Bella Hadid, ja çfarë ushqimesh konsumon ajo zakonisht








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera