Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit 20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“Letër të dashurës së burrit tim”! Fjalët e kësaj gruaje po “thyejnë” rrjetin!

29/08/2016
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Letër të dashurës së burrit tim”! Fjalët e kësaj gruaje po “thyejnë” rrjetin!

E dashur zonjë, ju shkruaj për t’ju pyetur se si ju shkoi nëpër mendje të joshnit burrin tim. Ai, një shpirt kaq i brishtë, aq sa nuk ka ditur të thotë “JO”. Ai, me një tru që shpesh i funksionon keq, aq sa ka zgjedhur si vend për të tradhëtuar krevatin tonë. Ai, kaq i frustruar me avancimin e moshës, aq sa ka nisur të vishet si një djalosh i ri që kur ka njohur atë.Ai, kaq i papërgjegjshëm, aq sa nuk e kuptonte sa qesharak bëhej kur dilte i veshur në atë mënyrë, aspak e përshtatshme për moshën e tij. Por pas shumë reflektimesh pyes veten si ke arritur të biesh në dashuri me një tip të tillë?!Unë me të do të dashurohesha 30 vite më parë, kur ishim të dy të rinj dhe pa eksperiencë, kur trupi i tij ishte me muskuj dhe mendja e tij brilante dhe plot me iniciativa. Kur i kalonim netët duke folur dhe bërë dashuri, pavarësisht se ditën tjetër alarmi i zgjimit do të binte herët.Tani ju, e dashur zonjë, jeni “e dashuruar”, nëse po flasim për dashuri, me një burrë rreth të 60-ave, plot me komplekse dhe shenjat e moshës, dukshëm të lodhur, me dëshirën e vetme për t’u ndjerë i ri dhe i pavdekshëm. Me të pasme të rëna, me rrudha në fytyrë dhe në qafë, me bark, për të cilin kam kontribuuar vetë që të ushqehet siç ai ka dëshiruar…dhe për çfarë zonjë 30-vjeçare? Për seks? Këtë nuk e besoj dot, duke qenë se standardi i tij ka rënë shumë poshtë, e se për çfarë po flas e dinë shumë mirë meshkujt e moshës së tij.Ndoshta je magjepsur nga rrëfimet e tij? Nuk e besoj e dashur zonjë, sepse e kam kaluar jetën duke punuar për të paguar atë kredi që bashkë, pas mijëra sakrificave, e kemi përfituar për të blerë shtëpinë tonë. Ndoshta për kapriço, për të bërë një eksperiencë më shumë, një të ndryshme. Sido që të jetë të falenderoj! Sepse më ka hapur sytë. Tashmë shoh qartë “ngritjen” e atij burri që 30 vite më parë i kam premtuar dashuri të përjetshme, por tani e kuptoj se të premtosh dashuri të përjetshme është një gënjeshtër e madhe. Sepse kur martohesh injoron faktin se gjatë rrugës mund të hasesh në incidente. Dhe ti për mua përfaqëson pikërisht një të tillë.Ju shkruaj për t’ju falenderuar dhe për të bërë një akt bujarie, ndaj mund ta mbash burrin tim, nëse ti i vlerëson më tepër se unë karakteristikat e tij që të listova, atëherë është e drejtë që ta mbash ti. Por mos harro se çdo dy ditë ka nevojë t’i lash të mbathurat dhe t’i hekurosësh këmishat, po ashtu kujtoje çdo ditë të marrë ilaçin e tensionit dhe atë tjetrin kundër aciditetit në stomak. Ah se harrova, në fundmuaj ka takim me dentistin për të fiksuar dhëmbët provizorë, që ka tani në gojën e tij të hapur. Tani po e mbyll këtë letër sepse më duhet të shkoj në palestër dhe të bëj pazar me mikeshat e mia.





Me vlerësim, nga një grua mirënjohëse!

(marre nga gazeta “Express”)


Tags: dashnorjagruajaletra
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
Apple largon përfundimisht butonin kryesor në iPhone

Apple largon përfundimisht butonin kryesor në iPhone








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera