Besjana Kosturi, vajza shqiptare që u përdhunua në një kamp rom ka qenë në qendër të mediave për shkak të guximit të saj që ngriti zërin, kjo për të ndihmuar edhe vajzat e tjera. Por, shumë shqiptarë nuk e besuan për këtë, disa të tjerë u kapën tek postimet e saj të disa viteve më parë, ku vajza e cila ka shkuar në moshë të vogël në Itali, ka qenë kundër disa shqiptarëve. Në lidhje me këtë ajo ka sqaruar për Jetaoshqef.al se e vërteta është ndryshe. Sipas saj, disa shqiptarë vidhnin dhe merreshin me drogë dhe i gjithë mllefi ka qenë kundër tyre dhe jo ndaj Shqipërisë. Më tej ajo thotë se përdhunimi nuk është i sajuar, por i vërtetë dhe për këtë jep edhe fakte.
Rrëfimi i plotë i Besjana Kosturit:
“Mrbm JOQ ,Jam Besjana, goca qe eshte rrembyer ne nje kamp rome ne Itali, per te cilen po flasin mediat. Jam shum e lumtur per solidarizimin qe kam pare ndaj meje keto dite, ne kete moment jashte mase te veshtire te jetes time dhe sidomos per babin tim qe po e vuan me shume nga te gjithe, por me kane bere te ndjehem shum mire, fjalet e mira te shum njerezve te mrekullueshem. Gjithashtu jam e pakenaqur per disa komente shume te turpshme, te bera nga disa njerez te pameshirshem, te prapambetur dhe injoranta qe kane gojen te flasin, thuaj ti se jane hetuesa, eksperta apo psikologet te ketij rasti. Pikerisht atyre ju drejtohem, por gjithashtu edhe atyre qe kane dyshime ndaj ngjarjes qe me ka bere fatkeqesisht protagoniste ne naten e mallkuar te 5 majt 2016, po ashtu dhe disave qe thone qe une dhe babi im jemi anti-shqiptare per disa postime te 2013 ne lidhjen me flamurin. Edhe pse me duket shume pa lidhje te flas per keto gjera, pasi Zoti ka vendosur te me lere ne jete ate nate, por disa tipa te detyrojne…Nacionalizmi i vertete, dhe pseudo-nacionalizmi jane dy gjera te ndryshme , disa njerez ne Shqiperi nacionalizmin e marrin me teper si nje mode, duke ngatarruar nacionalizmin me rracizmin, me shume per te ndjere veten ne nje “klane”, por kombesia nuk eshte klan mafiozash, eshte dicka me teper. Te thuash qe neve jemi anti-shqiptare me duket shume pa lidhje sepse babi im perfaqeson komunitetin shqiptar ne Rome, dhe ka ndimuar qindra shqiptare gjate ketyre 15 viteve te fundit, nje e ka nxjerre nga burgu sepse ishte i pafajshem….por nuk jam ketu per t’i bere reklamw babit tim, thjesht doja te sqaroja, sepse keta pseudo-nacionalista, jane disa qe ne shume raste e mbulojne veten pas nje flamuri dhe merren me droge ose me pislliqe te tjera, te njetet qe gjat ketyre diteve po me dergojne kercenime dhe sharje. Pa pike turpi dhe as meshire,me shkruajne qe do me perdhunojne dhe ata e shume gjera tjera, qe po sbesove ti dergoj, thjesht per nje postim ironik qe kam bere para 3 vjeteve, pikerisht kunder ktyre. Keta jo vetem qe s’jane nacionalista por s’jane as njerez per mendimin tim… Tani dua te flas per cfare me perket… Kam pare komentet kur dyshohet tek ngjarja ime, sikur te kem shkuar une vete ne ate barake ne mes te pyllit. Ju nuk jeni hetuesa, as police dhe as eksperte, me cfar titulli thoni “kjo rren”? Kur ben nje akuze duhet te japesh fakte,ose me mire ta mbylleni ate gojen e qelbur qe keni, sepse mund te thoni shum gjera, por nje dite Zoti do ju marre ne pytje dhe keto mekate ka per t’jua kujtuar dhe per t’jua shperblyer… I dashur adm, per ngjarjen time jane hetime te medha dhe jane mbledhur prova, sepse perndryshe nuk do te ishte bere githe kjo zhurme mediatike kot. I vetmi faj qe un kam patur ate nate, eshte qe bera nje rruge te pa ndricuar per te shkurtuar kthimin ne shtepi. Ajo qe me ka ndodhur mua MUND T’I NDODHTE cdo kujt qe kalonte nga ajo rruge, sepse aty ishte nje kafshe jashtekesore, i fshehur ne erresire, qe priste dike per t’i bere keq. Pa rene ne detaje… floket e mi jane gjetur nga policia diten tjeter, ne nje rrjete, kur ai kishte bere nje vrime per te me kaluar tek kampi, duke marre parasysh qe me ka terhequr per flokesh dhe per fyti, prova e pare ngeli ne rrjete qe ne minutat e para. PROVA E DYTE: canta ime me gjerat e mia personale jane gjetur akoma ne barake te njejten dite dhe nje nga keta monstra eshte tashme i arrestuar, ka 12 dite plus kesaj jane regjistrimet e kamerave te nje bari te bera pak minuta perpara ne rrugen kur u arratisa (me kriminelin kryesor qe vraponte akoma nga mbrapa). Dhe per te mbaruar provat e shenjave te gishtave , referimet ne spital te dhunes, etj. Por jane disa njerez KAFSHE qe improvizohen hetuesa te situates, thuaj ti duhet te kisha vdekur qe keta krimba te me besonin!Sepse keshtu eshte bere bota, vdekja eshte bere nje shtepi kur te githe trokasin, per te sensibilizuar njerzimin, qe ti ishe njeri i mire, sikur tha Jim Morison “Qe te githe do te duan kur te jesh poshte toke”. Pikerisht po mendoj kete dite, faji im, per keta tip njerzish, eshte qe jam e gjalle, dueet tkisha vdekur ne ate cast qe keta te me besonin,qe une te isha njeri i mire… por un shpetova… Pikerisht ky shpetim me ben njeri te dyshimte me nje histori te paqarte dhe te githe gjejnw te drejten te flasin…te gykojn…Do kem githmon nje faj per ata, vetem sepse jam e gjalle!!! Por nje gje dua t’jua them ketyre njerezve. Un jam e gjalle, por ne te vertet nje pjese, brenda meje ka vdekur. Ata flasin, flasin por nuk din ca do te thot te rrish ore tera, me vdekjen afer teje, qe te buzeqesh, qe te tall, qe mundohet te te terheqe…trauma me e madhe eshte pikerisht ky…Te jesh gjalle po te mendosh qe mund te jesh i vdekur nga nje moment e nje tjeter, jeta qe te kalon perpara, Pikerisht frika e vdekjes, je aty por mund edhe mos te jesh nje ore me tej. Une kete e kam perjutuar nje nate, gjithe naten kam pare jeten time qe me kalonte para syve… deri ne momentin qe arrita MREKULLISHT. Pikerisht ketu dua te dal tek nje gje tjeter… Disa kane bere pytjen “si ka mundesi nuk eshte trumatizuar por e tregon hapur”. Pergjigja eshte ne keta rreshta te fundit qe une kam shkruaitur. Mua m’u dha jeta “mrapa”, mu shpetua nga Allahu qe vendosi te me linte akoma ne kete bote, si mund te me beej pershtypje rrefimi publik mbasi kam pare vdekjen me syte e mi, qe me priste? A mendoni me te vertet qe githe kjo qe po bej eshte dicka e veshtire mbas fatit qe une shpetova mrekullisht? Ju mendoni kete sepse nuk keni perjetuar cfar kam perjutuar une. Une nuk mund te bej ndryshe nga ajo qe po bej, Sepse kam pasur nje shoqe ne moshen te adoleshences, qe sot nuk eshte me sepse eshte vrare nga burri i saj ne moshen 23 vjece. Une kam kaluar gjithe femijerine me ate, ajo vdiq pikerisht sepse ndejti ne heshtje, nuk tregoi dhunen qe pesonte prej frikes ose prej turpit, per kete ajo vdiq. Nuk mund t’ia beja asaj, qe une te rrija ne heshtje, nuk mundesha me te vertete, sepse do ishte krim nga ana ime ndaj asaj. Un jam e sigurt qe ajo do ndihej shume krenare me ate qe kam bere, sepse ate qe bej nuk po e bej per veten time. Ju thoni qe une dua te perfitoj. Njerez dua t’ju them nje gje, une kam nje pjese brenda meje qe eshte vdekur, gjeja qe me ka ndodhur me te vertet qe nuk shperblehet me githe leket e botes. Ne keto momente une jam nen ilace, sepse nuk i dihet nese keta njerez kishin ndonje SIDE, kshtu qe po bej nje terapi te ilaceve shume te forta, per te kundeshtuar infektimin e sides ne rast se keta tipa kane pasur dicka dhe funksionon me 70 ne 100. Keshtu qe ju lutem shume per nje here edhe se jeni shqiptare, te mos mendoni per anen ekonomike ne keto raste, sepse une s’po ju kerkoj asnje gje asnjerit ne kete momente. Une thjesht dua qe eksperienca ime te jete ndihme per femrat e tjera qe pesojne kete lloj vuaitje. Duhen kundeshtuar disa fenomene te turpshme si keqtrajtimi i femres , perdhunimi po edhe shfrytezimi i saj. Duhet shkaterruar mentalitet i neveritshem sipas te cil;it perdhunimi te merr nderin. Ne nuk jemi copa mishi qe duhet te maten per kualitetin e ti! E sic thashe ketu nje here nuk ka asnje turp qe te jesh viktime e nje gjeje te tille, sepse nuk eshte femra nje objekt! Nga femra lind jeta dhe shume gjera te tjera , jam ndjere shume shume keq kur pashe komente negative nga disa femra te tjera, por megjithate un ju uroj ketyre qe mos te kalojne ate qe kam kaluar une sepse kete s’ia uroj askujt ne bote, por qe ndoshta vetem ashtu mund ta kuptojne se cfare ndjej. Gjeja e fundit, une nuk jam psikologe por do kisha qejf nese ndonje goce ne veshtiresi qe ka pesuar ate qe kam pesuar une ose eshte viktime e ndonje kafshe, te me shkruaje thjesht per nje keshille, per nje mhb nese mund ti jem ndime per ate ne cdo lloj menyre. (Jeta osh qef)