Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fifi paska një superlajm për fansat! 10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere! 10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll! 10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

LETRA PREKESE/ Nëna e djalit të dhunuar nga Anjeza Shabani: Ka pasoja të tmerrshme, jemi në spital

21/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
LETRA PREKESE/ Nëna e djalit të dhunuar nga Anjeza Shabani: Ka pasoja të tmerrshme, jemi në spital

Dhuna e vazhdueshme e administratores monstër të kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, e ka rënduar aq shumë gjendjen e djalit 3­vjeçar, saqë familja është detyruar ta shtrojë në spital. Anabel.al disponon një foto, ku shfaqet vogëlushi duke iu nënshtruar një rezonance magnetike. E ëma e tij na rrëfen në inboxin e Facebook “Revista Anabel” se djali është në gjende të rëndë. “Ai ka pasoja të tmerrshme nga dhuna” rrëfen Jonida, e cila e ka gdhirë pranë të birit dhe me gjithë mbështetjen e qindra mijëra shqiptarëve të skandalizuar nga akti i adminstratores së kopshtit, ku Jonida besoi të birin. “Anabel… Po reflektoj dhe pse në gjendje psikologjike të rëndë, e imja dhe e tim bir… Jam mami i atij vogëlushi që është rrahur barbarisht, është mbyllur brenda një dhome me errësirë çdo ditë, i shkuleshin flokët, saqë kur e laja, vëreja pika të kuqe në kokë dhe i binin flokët dhe më thoshtë vetëm: “Mami, mami”. Mjalti me arrat që i çoja shtesë, nuk i hante im bir, por kjo kriminele dhe i shijonte. Bebelinat, letrat e lagura që dërgonin fëmijët, i përdorte për vajzën dhe mbesën e saj. Kur rrihte fëmijët, ishte siguruar me një solucion “Sprait” që largonte shenjat. Aty janë dhunuar të gjithë fëmijët të cilët flasin dhe do të dëshmojnë. Djali im sa nisi duke folur në prill, por ndaloi kur e çova në kopësht. I thoja asaj çdo ditë që diçka nuk shkon me djalin tim. Ajo më thoshte: “Pasha Allahun” e mbaj si djalin tim.” Femër shumë mashtruese. Nuk mund ta besoja. Çdo ditë si nënë kisha mbytje në vetvete. Djali im ka zhvillim pak të vonuar, por nuk është autik. Dhe kjo ka qënë në dijeni që djali nuk flet. Thotë vetëm ca fjalë, sa kishte filluar të shpërthente. Është i urtë, i dashur. Është jeta ime. Fëmija reagon ndaj dhunës. Kishte instiktet dhe u mbrojt, iu dridhën duart, (në video) shkoi e përqafoi edukatoren që e trajtonte mirë. Ajo që më shqetëson është gjendja e djalit tim. Unë jam nëna e tij dhe vetëm dashuria ime do ta bëjë të kalojë gjithë këtë traumë prej 8 muajsh. Tani ndodhemi në spital dhe unë dhe im bir që është në gjendje të rëndë dhe i duhej të bënte anestezi për një rezonancë magnetike. Faleminderit të gjithë shqiptarëve.” – mbyll shkrimin e saj Jonida, mamaja e djalit të dhunuar./ Anabel





b25d31754252d00da1c7e9ab18be944d44ac07fd1b2647a523cf08405714a6d1 (1)


Tags: Anjeza shabanidhunedjalinenaspitali
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas 7 vjetësh, Fifi ka një kërkesë zyrtare për krerët e shtetit shqiptar!
Breaking News

Fifi paska një superlajm për fansat!

10/03/2026
Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!
Breaking News

Hailey Bieber na mësoi një sekret për flokët dhe me siguri do jetë trendi i kësaj pranvere!

10/03/2026
Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!
Breaking News

Dakota Johnson imazhi i ri Calvin Klein dhe rrjeti është dakord: Duket yll!

10/03/2026
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!
Breaking News

“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël!

10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!
Breaking News

Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë!

09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!
Breaking News

“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit!

09/03/2026
Next Post
Edhe Getoar Selimi ka bërë ndërhyrje estetike, zbuloni se çfarë…

Edhe Getoar Selimi ka bërë ndërhyrje estetike, zbuloni se çfarë...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera