Shpesh njerëzit që duam dhe nuk i kemi pranë fizikisht janë vetëm një telefonatë larg. Ndonëse rutina na rrëmben të gjithëve e ndonjëherë kjo telefonata vonon. Marrë shkas nga kjo, Rozana ka treguar me një foto të prindërve se sa e rëndësishme është që çdokush të shpenzojë kohë me të dashurit e vetë.
“Kur ju ishit aty shpesh here une isha e zene duke u rritur, saqë harroja qe s’do t’ju kisha gjithmone! Vleren tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh! E kam me ty qe po me lexon tani :
Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografite! Ajo cfar sot jam dhe shpresoj te jem neser, ia kam borxh babait dhe nenes time. ❤️❤️ MAM & BAB”, ka shkruar Radi krah fotos së mamasë dhe babait duke treguar se i mungojnë shumë e se është falenderuese për atë që është sot falë tyre.
View this post on Instagram
Rozana i kujton shpesh prindërit e saj me foto dhe momente që e bëjnë të preket herë pas here për shkak të mungesës së tyre. Megjithatë në të njëjtën kohë ajo ka treguar një anë të temperamentit të saj shumë të fortë, duke dhënë këshilla tejet të vlefshme./revistawho.com








