Protagonisti i famshëm i flimit “Taken” është shprehur për “Irish Independent” se akoma vazhdon të vuaj humbjen e gruas së tij, por mesa duket ka gjetur dashurinë në një grua tepër të famshme. Ai preferon të mos e bëjë të ditur emrin e saj. Aktori thotë se ai ka menduar dhe rreth dhuratës për ditën e Shën Valentinit, edhe pse kjo nuk do të jetë femra e vetme që do marrë dhuratë nga Nelson. Aktori do dërgojë tufa me lule tek njerëz të ndryshëm, ku do të shkruajë në pusull “Nga një admirues irlandez”.