Libri i princ Harry-t “Spare” është bërë kryefjala botërore dhe tashmë ka shitur mbi 3.2 milionë kopje në gjithë botën. Shitjet u bënë vetëm një javë pas publikimit të tij.
Sipas parashikimeve, libri i tij të zërë një vend në listën e kujtimeve më të shitura të të gjitha kohërave.
“Penguin Random House” ka bërë të ditur se kujtimet e Harry-t, janë shitur 1.6 milionë kopje vetëm në SHBA.
Ky është një numër i krahasueshëm me shitjet e javës së parë për librat e suksesshëm si “A Promised Land” e ish-Presidentit Barack Obama dhe “Becoming” e Michelle Obama, i cili ka shitur më shumë se 17 milionë kopje që nga publikimi i tij në 2018.
Botuesi britanik njoftoi se libri shiti 400,000 kopje në Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha formatet, letër, e-libër dhe audio, në ditën e parë të publikimit.








