Nuk shihen më në shoqërinë e njër-tjetrit që pas daljes nga shtëpia. Ata i bashkon vetëm e shtuna, ku janë së bashku në panelin e ish-banorëve të ‘Big Brother’. Por së fundmi Ervini ka postuar një foto me Sidritën, gjatë momenteve që kanë kaluar së bashku në shtëpi. Ai që ka habitur ka qenë komenti i Sidritës, e cila i shkruan ‘Partneri im në lojë’. A do të thotë kjo që çdo gjë ka qenë për lojë dhe në të vërtetë ata nuk ishin ashtu të dashuruar sa dukeshin? Komenti i saj lë të kuptohen shumë gjëra.








