Lidhja e Selena Gomez dhe The Weeknd është komentuar shumë. Dhe më në fund Selena ka vendosur të flasë vetë. Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin radiofonik On Air With Ryan Seacrest aty ku tha se dëshiron të dalë publikisht me këtë lidhje sepse është shumë e lumtur me The Weeknd. “Tani kemi kohë që jemi bashkë dhe nuk e ndjej më të nevojshme që të fshihem. Tani jam thjesht vetëvetja”, -tha Selena.