Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura 24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin 24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon 24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh 24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën! 24/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lidhja nga FB/ U njoh me ‘Toni Montanën’, si përfundoi vajza prostitutë

23/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lidhja nga FB/ U njoh me ‘Toni Montanën’, si përfundoi vajza prostitutë

Njohja me “Toni Montanën” në rrjetin social “Facebook” pasoi një fund të dhimbshëm për një vajzë 23 vjeçe nga Korça. “I dashuri” virtual, i divorcuar dy herë më parë, e kishte bindur vajzën me iniciale E.M., që të braktiste familjen e saj dhe të nisej për një jetë të re në Lezhë. Por Filip Shtjefni, i cili në rrjetin social ishte regjistruar si “Toni Montana”, e ka mbajtur atë peng për tri ditë dhe e ka shfrytëzuar në një lokal që dyshohet se e përdorte për qëllime të tilla. Pas tri ditësh, ajo ka mundur të largohet dhe të bëjë denoncim në Policinë e Lezhës. Në gjendje të tronditur, me sa duket ka pasur frikë të shkojë në banesën e saj në Korçë, ndaj i ka kërkuar policisë që ta dorëzonin te një kushërirë e saj në Tiranë. Por në kushtet e një tronditjeje të fortë psikologjike, si pasojë e shfrytëzimit jashtë dëshirës së saj dhe zhgënjimit nga i dashuri, ajo ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë. Gjendja e saj është mjaft e rëndë, ndërsa policia dje ka arrestuar të dyshuarin, Filip Shtjefni (me nofkën Toni Montana), 49 vjeç, nga fshati Gramsh i Lezhës dhe Lula Marku, 47 vjeçe, nga qyteti i Lezhës. Sipas Policisë, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin marrë një lokal me qira në rrugën e “Shtrausit” dhe e përdornin prej disa kohësh si kamuflim për shfrytëzim prostitucioni. Vajzat gjendeshin nga ana e 49- vjeçarit, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Ai dyshohet se “peshkonte” vajza, kryesisht nga rrethe të tjera të vendit, të cilat, pasi i bënte të dashuroheshin pas tij që në bisedat virtuale, më pas i ftonte për takim në Lezhë. Pikërisht këtu niste aventura, pasi në vend të martesës dhe jetës së lumtur, ashtu siç iu premtonte në biseda më parë, ai i detyronte ato të prostituonin në lokalin e marrë me qira. Ka qenë denoncimi i 23- vjeçares nga Korça, e cila çoi në zbulimin e kësaj baze prostitucioni. Vajza me iniciale E.M. ka deklaruar disa ditë më parë në Polici se 49-vjeçari nga Lezha e kishte mashtruar, duke e detyruar që të vinte në Lezhë./ Panorama





 


Tags: facebooknjohjeProstitutetoni montanavajza
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura
Breaking News

“Ishte shumë e mirë, por…”/ Robert Berisha konfirmon ndarjen nga e dashura

24/12/2025
Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin
Breaking News

Nuk ndalen sherret në BBV, Iliri kërcënon Juxhinin

24/12/2025
Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon
Breaking News

Debate të forta në shtëpinë e BBV çojnë drejt përplasjes fizike Angelon dhe Senon

24/12/2025
“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh
Breaking News

“Nuk po festoj, po…”/ Rrëfimi prekës i Luiz Ejllit në prag Krishtlindjesh

24/12/2025
Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!
Breaking News

Nga suksesi në sukses, Erik Troqe nuk ndalet! Surpriza me Fadil Berishën!

24/12/2025
Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?
Breaking News

Çfarë po ndodh? Einxhel nuk ndjek më miqtë e ngushtë në Instagram dhe të gjithë po pyesin: Pse?

24/12/2025
Next Post
Fjolla Morina ndahet sërish nga i dashuri

Fjolla Morina ndahet sërish nga i dashuri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera