Fanatikët e showbiz me siguri e kujtojnë historinë mes Noizyt dhe Sheila Haxhirajt… Dy këngëtarët janë përfolur gjatë për një histori dashurie, e cila thuhej se ka nisur disa vite më parë. Në fakt, njohja mes tyre kishte nisur përpara se Sheila të bëhej e famshme, ndërsa kur ajo u shfaq në “X Factor” Noizy ishte mbështetësi i saj më i madh. Reperi u bëri disa herë thirrje fansave të tij ta votonin këngëtaren, e ndoshta ndikimi i tij bëri që Sheila të ishte fituese e edicionit të parë të talentshow-t të TV Klan. Në vazhdim ata u fotografuan edhe në club-e së bashku, megjithatë, përpos tymnajës së thashethemeve që i ndiqte kudo, Noizy dhe Sheila nuk e konfirmuan kurrë romancën, madje as sqaruan se çfarë lidhje kishin me njëri-tjetrin.
Pas një heshtjeje të gjatë për shkëputjen mes tyre, Sheila dhe Noizy janë shfaqur sërish bashkë. Në foton e siguruar nga “Xing.al”, të shkrepur në një kohë jo shumë të largët, ata duken në një ambient të përbashkët miqsh. Se çfarë ndodhi me dy artistët që vitet e fundit nuk e kanë përmendur kurrë emrin e njëri-tjetrit nuk e dimë, por siç duket në këtë foto larg “kamerave” vazhdojnë të jenë të afërt.

Marre nga Xing.al








