Një foshnje ka tronditur doktorët në Indi, pasi lindi me një gjendje të rrallë shëndetësore të njohur si sindromi “Mermaid”.Foshnja, këmbët e së cilës ishin të ngjitura së bashku dhe që i ngjanin një figure mistike, jetoi vetëm 10 minuta. Nëna 22-vjeçare, nga Sahranpur në Indi, e lindi foshnjën të premten në mëngjes, transmeton Gazeta Express. Dr. Vandana Arya, 35 vjeç, një gjinekolog në spitalin ku lindi foshnja, tha: “Nuk kam parë diçka të tillë më parë”. Fotografitë e publikuara në Daily Mail, që për dikë mund të jenë shqetësuese, shfaqin foshnjën me këmbë të ngjitura.









