Festivali i 55 i këngës në RTSH shpalli mbrëmë fituese, Linda Halimin, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kënga “Botë”, një baladë e dhimbshme, ka bërë fituesen e edicionit të vjetshëm, Eneda Tarifa të shpërthejë kundra Lindës. Kur këngëtarja simpatike ishte konkurrente në ‘Eurosong’ me këngën “Përrallë” u kontestua fort nga Linda Halimi me arsyetimin se njerëzit janë lodhur me këngë dramatike, vajtuese, deprosionuese por duan ritëm, relaks e kënaqësi. “Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda. Bota portokall”-shkruan Eneda, duke iu referuar këngës së dhimbshme të Lindës. Mbase ky është një mesazh për të gjithë artistët që të mos nxitohen duke gjykuar kolegët e tyre sepse një ditë mund ta pësojnë vet, si në rastin e Lindës.