Prej kohësh Linda Halimi na ka premtuar të gjithëve se do të bëjë të pamundurën që të shkëlqejë në Amerikë dhe duket se e ka mbajtur fjalën.
Përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj Instagramit, këngëtarja ka bërë me dije se do të japë koncertin e saj të parë në Amerikë, Atlanta.
Linda, e cila ka provuar aftësitë e saj muzikore në “American Idol”, ka ftuar të gjithë ndjekësit e saj që jetojnë në Atlanta për të kaluar një natë të paharrueshme teksa do shijojnë gjithashtu edhe audicionet e saj në konkursin e suksesshëm në Amerikë.