Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lindita Nikolla, zonja e toneve të buta të politikës

08/03/2022
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lindita Nikolla, zonja e toneve të buta të politikës

Ta quajmë 8 Marsin ditën e grave të forta, të brishta, të ëmbla, të bukura, të famshme, të lira, të qeshura…? Ta quajmë ditën e supergrave apo të gruas që s’do fare të jetë e tillë? 8 Marsi i të gjitha këtyre bashkë apo i asnjërës prej tyre? Ne nuk duam t’i fusim gratë e vajzat tona nëpër kallëpe, heroina qofshin apo të papërsosura. Ne duam vetëm të festojmë për gruan dhe të kemi një simbol të thjeshtë të numrit 8, që u takon të gjithave atyre që na shkëlqejnë në sy, por ne kemi përzgjedhur 8, që këtë vit kanë shkëlqyer në sytë e të gjithëve. 8 për 8 fusha të ndryshme, 8 gra e vajza që do t’i zbulojmë një nga një gjatë ditës së sotme…





Kur vjen puna tek gratë në politikë, pritshmëria është vetëm një: në mos më mirë sesa burrat, së paku të mos e bëjnë më keq. Ngjan denigruese, sigurisht, sepse politika në Shqipëri vijon të mbetet shumë e lidhur me jetën e përditshme, më e shara, më e mallkuara dhe ajo pa të cilën duket se nuk bën askush. Dhe sigurisht, e mbizotëruar nga burrat, nga tonet e forta, në shumicën e kohës nga gratë që duhet të “burrërohen” që të pranohen, që t’ia dalin, që të mos duhen kukulla, edhe kur janë zonja.

Lindita Nikolla mban postin më të lartë, në një Republikë Parlamentare siç është Shqipëria, ajo është numri dy i shtetit, kryetare e Kuvendit. Zgjedhur në këtë post të lartë në shtator të vitit 2021, pas një angazhimi rreth 20-vjecar në politikë, është e dyta grua shqiptare që drejton Parlamentin, pas Jozefina Topallit. Pa tonet e forta të kësaj të fundit, por me të njëjtin angazhim për ta kthyer Kuvendin e Shqipërisë në një qendër që përfaqëson shumë nga nismat për fuqizimin e gruas dhe shtresave më të dobëta të shoqërisë shqiptare, Lindita Nikolla ka treguar se shumë punë të mira mund të bëhen dhe me tone të buta.


E martuar me profesorin e dikurshëm të matematikës (lëndë për të cilën ka studiuar edhe vetë) dhe nënë e një vajzë, Nikolla i numëron me gishtat e njërës dorë intervistat personale përgjatë gjithë karrierës së saj dhe ka në fokus të çdo daljeje publike vetëm punën e saj në Parlament dhe gjithë veprimtaritë e tjera të lidhura me të, duke të krijuar idenë e një zonje që bën pjesë në politikën e Evropës veriore dhe jo në Shqipërinë e zhurmshme ku gratë duhet të marrin tone burrërore që të pranohen.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Next Post
Orgesa Kalemi, krijuesja e Cohl’s që bëri bashkë vajzat e njohura për një mesazh të rëndësishëm!

Orgesa Kalemi, krijuesja e Cohl’s që bëri bashkë vajzat e njohura për një mesazh të rëndësishëm!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera