Sot është një ditë e veçantë për këngëtarin Lindon pasi nëna e tij ka ditëlindjen. Reperi ka zgjedhur rrjetet sociale për t’i dedikuar asaj një urim mjaft special.
“Sot, kjo zonja në foto ka ditëlindjen dhe është personi më i rëndësishëm në jetën time.. çdo vit i jetës tënde është një bekim për mua”- ka shkruar këngëtari bashkangjitur fotos me nënën e tij.
Pak ditë më parë Lindoni ka sjell një bashkëpunim me reperin 2TON. Kënga titullohet “1 Xhiro” dhe po pëlqehet shumë nga publiku./revistawho.com