Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”! 16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2! 16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën  16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…” 16/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lindsay Lohan rrëfen ngjarjen e frikshme në rininë e saj që po ndikon te rritja e djalit: “Kam PTSD”

04/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Lindsay Lohan rrëfen ngjarjen e frikshme në rininë e saj që po ndikon te rritja e djalit: “Kam PTSD”

Pas një karriere që nisi në dritën e bliceve dhe u ndoq nga titujt e tabloidëve për vite me radhë, Lindsay Lohan tregon se plagët e së kaluarës nuk janë mbyllur ende – madje po ndikojnë edhe në mënyrën se si ajo po rrit djalin e saj të vogël.





Në një intervistë për *The Sunday Times*, aktorja 39-vjeçare u ndal te periudhat e errëta që ka kaluar si adoleshente në qendër të vëmendjes mediatike, kur paparacët i qëndronin në çdo hap.

“Nuk dua kurrë që familja ime të përjetojë ndjekjen nga paparacët siç e përjetova unë. Ato ishin momente tmerruese në jetën time, kam PTSD të thellë nga ato situata. Ishin situata jashtëzakonisht të frikshme dhe lutem që gjëra të tilla të mos kthehen më. Nuk janë të sigurta. Nuk janë të drejta”, rrëfen ajo.


Sot, bashkë me bashkëshortin e saj, Bader Shammas, ajo përpiqet të ndërtojë një realitet më të sigurt për djalin e tyre, Luai, që sapo ka mbushur dy vjeç. Çifti – që u martua në vitin 2022 dhe u bë prind në korrik të 2023-s – diskutojnë shpesh mbi kufijtë që duhet të vendosin për të mbrojtur privatësinë e tij.

Megjithatë, Lohan pranon se brezi i sotëm i të famshmëve e ka më të lehtë të menaxhojë ekspozimin, falë rrjeteve sociale.

“Mendoj se tani \[ndërhyrja e paparacëve në jetën private] nuk ndodh aq shpesh sa ndodhte më parë. Ishte shumë më keq kur isha më e re, por tani, falë rrjeteve sociale, njerëzit mund ta tregojnë historinë e tyre në mënyrën që duan vetë. Është rikthyer ‘pronësia’ mbi jetën tënde”.

“Ne nuk e kishim atë luks,” shton ajo, duke reflektuar mbi të shkuarën. “Por ajo që kam mësuar me kalimin e kohës është si të ndash jetën private nga ajo publike dhe kjo ishte e vështirë për mua sepse askush nuk të mëson si ta bësh.”

Ajo thotë se edhe situatat në dukje të vogla mund të shkaktojnë ankth, sidomos kur fansat përpiqen ta filmojnë fshehurazi.

“Kjo është e frikshme. Ndihem shumë në siklet,” shpjegon ajo. “Do preferoja që dikush thjesht të më pyeste për një foto, ndryshe bëhesh i kujdesshëm për çdo lëvizje që bën.”

Lohan aktualisht është në përgatitje për rikthimin e shumëpritur në ekran, me filmin *Freakier Friday* – vazhdimin e komedisë familjare që e bëri të famshme më shumë se 20 vite më parë. Në këtë projekt do të bashkëpunojë sërish me Jamie Lee Curtis, me të cilën ka ruajtur kontaktin ndër vitevite.

“Gjatë gjithë këtyre viteve, për shkak se jeta ime ishte kaq publike, ajo ishte një hapësirë e sigurt për mua,” tha ajo për marrëdhënien me Jamie Lee, duke shtuar se ishte pikërisht aktorja 66-vjeçare ajo që e bindi të rikthehej në këtë rol.

Filmi i ri do të shfaqet në kinema më 8 gusht, ndërkohë që Lohan vazhdon të jetë një zë i fortë për rëndësinë e privatësisë në një botë gjithnjë e më të ekspozuar.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!
Breaking News

“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin!

17/12/2025
Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!
Breaking News

Bleona Qereti nuk mund të dukej më bukur se kaq në “Vogue”!

16/12/2025
Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!
Breaking News

Po, Kiara do të prezantojë “Big Brother Fan Club”, ja kush do të jetë opinionisti nr.2!

16/12/2025
“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 
Breaking News

“Ça keni mor Zot?”/Sara Hoxha shpërthen ndaj komenteve negative në videon me vajzën 

16/12/2025
Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”
Breaking News

Sara dhe Bardhi zbulojnë shtëpinë e re: “Dedikuar gjithë vajzave që…”

16/12/2025
Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari
Breaking News

Fontana di Trevi nuk është më falas! Roma vendos këtë tarifë për turistët nga 7 janari

16/12/2025
Next Post
“Ndoshta s’di më kush është babai yt”, Fero për mungesën e së bijës: Thuajse 1 vit pa të parë…

“Ndoshta s’di më kush është babai yt”, Fero për mungesën e së bijës: Thuajse 1 vit pa të parë…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera