Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr! 07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Lira Gjika këshillon: Pse nuk duhet t’i thuash kurrë fëmijës këtë fjalë?

12/01/2021
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lira Gjika këshillon: Pse nuk duhet t’i thuash kurrë fëmijës këtë fjalë?

Të rrisësh dhe edukosh fëmijë është një nga gjërat më sfiduese. Këtu nuk e kemi fjalën vetëm për faktorët ekonomik, por edukimin në tërësi. E ndërsa shumica e prindërve bien dakort me ngritjen e zërit, apo dhënien e një ‘dacke’ një herë në ca kohë që fëmija të ketë më shumë kujdes kur e tepron me sjellje të caktuara, ka të tjerë që nuk i pranojnë. Kjo temë ka gjithmonë vend për diskutim, por shpesh herë një opinion nga psecialistë të fushës na bën të ndalojmë pak e të mendojmë pak më thellë për gjërat.





Lira Gjika ka shkruar sërish për prinderit, por këtë herë ka ndaluar tek një fjalë e vetme: PUSHO!
A duhet përdorur kjo fjalë?

“Pusho, pusho’, i drejtohen fëmijës, nëna, babai, gjyshërit deri te mësuesit në shkollë. Të gjithë këta të rritur, e përdorin këtë fjalë pa i shkuar në mënd se është një nga fjalët, që gjymton më shumë. Jo rastësisht në vendet e Europës veriore, fjala “pusho”, është e ndaluar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore. Përdorimi i kësaj fjale, për fat të keq, tek ne, është shumë prezente në dialogun i rritur i parritur. Dhe sidomos, kur i rrituri ka humbur durimin dhe i kanë “hypur nervat”, pasi nuk po e mposht dot fëmijën. I rrituri, kur humbet durimin, përton të durojë apo të gjejë fjalën dhe mënyrën e duhur, deri sa fëmija të bindet, që të kryejë apo marrë komandën. Shkencëtarët thonë, se kur i rrituri i jep këtë urdhër fëmijës, truri i tij, fëmijës, stopon së menduari,. Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim, po ndërton. Kjo është arësyeja, që vëndet e zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit”, ka shkruar Lira.


Sa shumë ndikim ka vetëm një fjalë dhe sa shumë gjurmë lë tek fëmija çdo gjë dëgjon nga njerëzit më të afërt për të. Me siguri shumë nga ju e kanë përdorur këtë fjalë, por a mendoni se do e nxirrni nga goja njësoj lirisht edhe tani?/revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Next Post
Fansi kërkon t’i bëjë tatoo fytyrën, por për Nevina Shtyllën kjo është “e frikshme”

Fansi kërkon t’i bëjë tatoo fytyrën, por për Nevina Shtyllën kjo është “e frikshme”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera