Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lloji i kafesë që e pini, ja çfarë thotë filxhani për personalitetin tuaj

28/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lloji i kafesë që e pini, ja çfarë thotë filxhani për personalitetin tuaj

Një filxhan kafeje në duart tuaja nuk është vetëm shkumë dhe sheqer në fund, por në të gjendet edhe personaliteti juaj, thotë një libër i ri, i cili pretendon se zgjedhja e kafesë ka kuptime të fshehura. Ekspertë të gjuhës së trupit, në librin e tyre ‘The You Code’ (Kodi i Vetes), shpjegojnë se përzgjedhja e llojit të kafesë mund të japë të dhëna mbi vlerësimin që ka një person për veten, nivelin e tij të stresit apo edhe jetën seksuale.





Kafe ekspres

Autorët shprehen se ekspresi është “cigarja pa filtër” e botës së kafesë. Kafeja e thjeshtë zakonisht është e preferuara e njerëzve që punojnë shumë, të vendosur dhe hijerëndë. Nëse pini kafe ekspres jeni të prirur të udhëhiqni dhe t’i arrini shpejt qëllimet. Nga ana tjetër, jeni besnikë dhe të besueshëm. Këta persona mund të kenë shumë përvojë në jetë, janë optimistë, partnerë pasionantë.


Kafe e zezë

Këta tipa njerëzish janë kursimtarë dhe veprojnë vetëm për të realizuar qëllimin e tyre. Konsumatorët e kafesë së zezë janë të qetë dhe herë-herë me humor, por të prirur për shpërthime të shkurtra emocionale, që janë shpesh jo të mira.

Makiato

Njerëzit që pinë kafe me qumësht janë përgjithësisht të butë, nuk u pëlqejnë situatat e forta dhe marrëdhëniet intensive. Jeni të prirur të minimalizoni streset në jetën tuaj por ndonjëherë silleni pa vendosmëri.

Kapuçino

Nëse pini kapuçino do të thotë se ju pëlqen ta shijoni jetën, të mendoni shkurt dhe të bëni zgjedhje të thjeshta. Mund të jeni të prirur drejt materiales dhe seksit. Mërziteni shpejt nga situatat dhe njerëzit; jetë për ju do të thotë imagjinatë dhe lojë.

Frape (kapuçino me akull)

Një konsumator i frapesë është i aftë të bëjë gjithçka Ata adhurojnë veten dhe modën, por shpesh e tregojnë se janë kopje e dobët e dikujt tjetër. Marrëdhëniet e personave që konsumojnë frape zgjasin shumë pak.

Kafe pa kafeinë ose qumësht soje

Janë persona që duan të kenë gjithnjë të drejtë, që shqetësohen për ekologjinë dhe tepër të kujdesshëm për gjithçka, shumë të prirur për t’u mërzitur shpejt dhe si përfundim të dobët në shtrat.

Personat që e pinë kafenë menjëherë

Janë persona të qeshur, tipa optimistë, të cilëve u pëlqen të gëzohen dhe ta jetojnë jetën deri në çastin e fundit. Por personat që e pinë kafen shpejt, mund të jenë edhe persona që nuk ndërmarrin hapa të rëndësishëm për karrierën e tyre dhe që u pëlqen t’i zbulojnë pikat e tyre të dobëta te të tjerët.

Nuk pini kafe

Shmangia e kafes flet për një njeri që ka frikë të eksperimentojë. Ju pëlqen të krijoni një zonë rehatie dhe të mos dilni përtej saj. Shpesh të kontrolluar në çdo detaj, mund të bëheni të lodhshëm për veten dhe të tjerët.

Tags: kafjapersonaliteti
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Shpëtoni nga pickimi i mushkonjave vetëm me vezë

Shpëtoni nga pickimi i mushkonjave vetëm me vezë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera