Edhe pse ishte Ukraina ajo që fitoi “Eurovision 2022”, ndryshe nga tradita e festivalit, ai nuk do zhvillohet në vendin fitues, por në Britani. Kjo për shkak të luftës në Ukrainë.
Këtë vit festivali evropian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). BBC ka publikuar promon e festivalit ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Evropën.
Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit qç lamë pas.
Kujtojmë se këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision” nga Albina Kelmendi dhe familja e saj. Ata triumfuan në “Festivalin e Këngës” në RTSH, me këngën “Duje.”