Rihanna di gjithmonë si ta bëjë rrjetin të flasë – dhe këtë herë, nuk bëhet fjalë për një këngë të re, por për një paraqitje në rrugët e Los Angeles që nuk mund të kalonte pa u vënë re. Në pritje të fëmijës së saj të tretë me A\$AP Rocky, 37-vjeçarja zgjodhi një kombinim plot ngjyra e luksoz, duke dëshmuar edhe një herë se është një ikonë mode.
Këngëtarja kishte veshur një fustan rozë-portokalli me jakë të lartë nga Issey Miyake, që kushton rreth 2845 dollarë (2450 euro), të cilin e kishte kombinuar me atlete jeshile prej 275 dollarësh, bizhuteri të arta dhe vathë të bardhë të mëdhenj. Një grim i lehtë e plotësonte look-un, duke lënë në pah bukurinë e saj natyrale.
Si gjithmonë, interneti nuk mbeti indiferent. Komentet varionin nga adhurimi – “një mbretëreshë që mund të mbajë çdo veshje” – deri te krahasime plot humor si “muffin gjigant”, “cupcake i gomuar” apo “sheqer pambuku”.
Artistja, e cila tashmë është nënë e dy djemve, ka treguar se jeta me “dy princat e saj” është plot energji, por edhe e lodhshme. Ndërkohë, Rocky, gjatë premierës së “Strumfëve” në Bruksel, la të nënkuptohej se bebi i radhës mund të jetë vajzë, duke iu përgjigjur me entuziazëm një pyetjeje të gazetarit Kevin Frazier: “Po, njeri, po,” – para se të përpiqej ta zbusë përgjigjen me një lodër të Strumfetes.
Çifti, që u njoh në vitin 2011 dhe ka pesë vite bashkë, duket se po shijon në maksimum këtë periudhë para ardhjes së anëtarit të ri të familjes.









