Ndonëse në llogarinë e Loredanës është e vështirë të gjesh artistë të shumtë shqiptarë, kjo e fundit nuk e ka mohuar ansjëherë se këngëtarja e preferuar shqiptare e saj është Elvana Gjata. Madje pas publikimit të albumit të fundit ‘Çelu’, Loredana ka vendosur ta mbështesë në heshtje, ashtu siç bëjnë vajzat kur e duan fort njëra-tjetrën. Reperja ka publikuar fotot e Elvanës në ‘Instastory’, pa asnjë tagg e asnjë koment. Vetëm emri dhe ëmbëlsia e saj.
Në këtë formë Loredana ka treguar dhe njëherë se e preferuara e saj mbetet Elvana e kur vjen puna për të mbështetur ata që do më shumë, s’mendohet dy herë./revistawho.com









