Këngëtarja e njohur Loredana ka ngjallur dyshime të forta në rrjete sociale, pasi një story e fundit në Instagram ka bërë bujë. Ajo ka publikuar një palë atlete të vogla për foshnja – një model mini i Jordan – dhe ndjekësit e saj janë të bindur se kjo është një shenjë që ajo mund të jetë në pritje të një djali.
Reagimet në rrjet kanë qenë të shumta dhe të menjëhershme, megjithëse vetë Loredana nuk ka dhënë asnjë koment apo konfirmim për momentin. Sidoqoftë, për shumëkënd, ky detaj shihet si një lajm i madh që mund të ndryshojë jetën e saj.
Rikujtojmë se artistja ka një vajzë me ish-partnerin e saj, reperin Mozzik.
Për momentin, mbetet për t’u parë nëse Loredana do të ndajë më shumë nga ajo që fansat mendojnë se është një pritje e ëmbël…