Këngëtarja Loredana Zefi prej disa muajsh po shijon historinë e saj të dashurisë me futbollistin e Borussia Dortmund-it, Karim Adeyemi-n.
Së fundmi, në një intervistë ajo ka treguar se si është njohur me futbollistin.
Ajo ka rrëfyer se ndodhej në Dusseldorf dhe futbollisti i kishte shkruar në rrjetet sociale.
Në atë kohë ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk bënte dot porosi. I ka shkruar Karimit dhe janë takuar për të blerë ushqim.
“Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, tha ajo.
Kujtojmë se këngëtarja ka një vajzë, Hanën me Mozzikun.








