Ndër mijëra urimet që mori këngëtarja Elvana Gjata për ditëlindje, është edhe ai i trashëgimtres së Top-Channel, Lori Hoxha. Lori e ka uruar Elvanën në Instagramin e saj, duke postuar një foto të yllit të muzikës pop. “Gëzuar ditëlindjen e preferuara ime #sielvana”, ka shkruar Lori. Elvana Gjata ka mbushur sot 29 vjeç. Ajo ka festuar në Paris bashkë me të motrën dhe dy mikeshat e saj Besa Kokëdhima dhe Jonida Vokshi.