Lori Hoxha më në fund ndau me ndjekësit e saj disa pamje nga dasma e shumëpërfolur me Vis Bajraktarin. Në një fotografi të postuar së fundmi, ajo shfaqet me një fustan të bardhë prej mendafshi, i dekoruar me gurë shkëlqyes në pjesën e sipërme, duke theksuar hijeshinë dhe elegancën e saj.
Në mbishkrimin e postimit, Lori përshkroi ndjesitë e saj për vitin që lamë pas me fjalët: “2024-a më dha bardhësinë që nuk e dija që më duhej dhe nëse 2025-a ka dritë, e di që do të më gjejë.”
Historia e dashurisë së Lorit dhe Visit ka nisur që nga bankat e shkollës, duke kaluar vite në një lidhje që ata kanë preferuar ta mbajnë larg syrit të publikut. Edhe detajet e dasmës u ruajtën me kujdes, ndërsa stilisti i njohur Valdrin Sahiti ishte ai që ndau një imazh nga ceremonia intime.
Dasma, e organizuar në hotelin prestigjioz “Sheraton”, ishte një moment i veçantë që çifti dëshironte ta ndante vetëm me të afërmit e tyre. Të ftuarit u kërkua që të mos shpërndanin video apo fotografi, duke e mbajtur këtë ngjarje të rëndësishme plotësisht private.