Festat e fundvitit kanë mbledhur familjarë të shumtë. Shumë futbollistë që kanë aktivitetin e tyre jashtë shtetit, janë kthyer në vendlindje pranë njerëzve të tyre, miqve e të afërmëve.
Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, ka postuar një fotografi me kapitenin e Kombëtares Shqiptare, në një nga lokalet në Prishtinë.
Lorik Cana ka përfunduar me sukses pjesën vjeshtore të kampionatit francez me klubin e Nantes, e ndërkohë tani është gati për të festuar me miqtë e familjen e tij.