Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Lorik Cana pranë lamtumirës… Faleminderit kapiten!

23/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Lorik Cana pranë lamtumirës… Faleminderit kapiten!

Debutonte me Kombëtaren në 2003 në një ndeshje ndaj Zvicrës duke zëvendësuar Geri Cipin. Kishte patur mundësinë të luante me Shqipërinë, Zvicrën apo Francën, por bëri zgjedhjen e zemrës, dicka vërtet e rrallë edhe sot e jo më në ato kohë. Shumë shpejt do të kuptohej përse, zemra e tij rreh vetëm kuqezi, dhe fanella kuqezi do të shndërrohej për të shumë shpejt në një lëkurë të dytë. Grintë, karakter, cilësi prej lideri dhe shumë shumë karizëm, cilësi që mjaftonin që tifozët kuqezi ta bënin menjëherë benjaminin e tyre. Bashkë me Canën, Brigelin e Dukën, niste në atë kohë një model i ri profesionalizmi që kulmoi këtë verë me përfaqësimin fantastik në “Euro 2016”, dhe profesionalizmi është padyshim një ndër vetitë që karakterizojnë Lorik Canën. Vështirë të gjesh një tjetër futbollist shqiptar që ka përfaqësuar vendin në kampionatet më elitare të Europës, në Francë me PSG e Marseille, aty ku ishte i aftë të komandonte e karikonte në dhomat e zhveshjes njerëz si Nasri apo Ribery, në Angli te Sunderland, në Turqi te Galatasaray e më pas Lazio në Itali, për t’u rikthyer sërish vitin e kaluar te Nantes. Megjithatë, të jeni të sigurt se djaloshi nga Prishtina, më të mirën e tij e ka dhënë për kombëtaren kuqezi, zemra e tij ka rrahur më së shumti për të, sa herë na ka mrekulluar sa herë na ka dhuruar besim e siguri me prezencën e tij në fushë, sa herë ka udhëhequr djemtë e Kombëtares drejt misioneve të panumërta, shpirt prej luftëtari dhe një zemër puro shqiptare e aftë të preket e mallëngjehet në maksimum përballë vuajtjeve e peripecive të kombit të tij. Plot 93 ndeshje me Kombëtaren Kuqezi, e pamundur të përshkruash gjithë emocionet që na ka dhuruar Cana, janë të panumërta. Sot Loriku është një hap larg lamtumirës ndaj Kombëtares, vështirë të gjendet një tjetër si ai, për ngjyrat kuqezi do të mbetet gjithmonë një ikonë, shembulli i shpirtit shqiptar dhe i një njeriu e futbollisti të madh, Faleminderit Kapiten!/ Supersport.al






Tags: faleminderitlamtumirelorik cana
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
Next Post
Stefi Prifti feston ditëlindjen e parë pa gruan, e bija: Shpresoj të bëhem sa çereku yt kur të rritem

Stefi Prifti feston ditëlindjen e parë pa gruan, e bija: Shpresoj të bëhem sa çereku yt kur të rritem








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera