Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…” 16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë… 16/01/2026
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen 15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak! 15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm! 15/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

LOTARIA AMERIKANE/ Rifillon aplikimi, këto janë profesionet që favorizohen

18/10/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
LOTARIA AMERIKANE/ Rifillon aplikimi, këto janë profesionet që favorizohen

Të përzgjidhesh në fazën e parë të lotarisë, nuk është garanci në marrjen e vizës. Kanë qenë jo të paktë ata, të cilët nuk janë kualifikuar gjatë intervistave duke humbur në këtë mënyrë mundësinë për të shkelur në “tokën e premtuar”.





PROFESIONET

Arsimimi dhe punësimi mbeten elemente kyçe, për të cilat, sikundër ka vënë në dukje edhe shefja e njësisë për vizat joemigruese në Ambasadën Amerikane Emily Enright, aplikohen standarde të larta. “Nëse ju nuk i përmbushni kërkesat për edukim ose për përvojë pune, regjistrimi juaj do të skualifikohet në ditën e intervistës për vizë dhe as juve, as anëtarëve të familjes suaj, nuk do t’ju lëshohet vizë”, thuhet në udhëzim.


“Panorama” boton sot listën me 440 profesionet që kërkohen. Për t’u kualifikuar për një vizë në bazë të përvojës suaj në punë, ju duhet të keni, brenda pesë viteve të fundit, dy vjet përvojë në një profesion, që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5.

Më herët, shefja e njësisë për vizat joemigruese në Ambasadën Amerikane u është drejtuar me një apel qytetarëve, që të lexojnë krahas emrit të profesionit, edhe përshkrimin. “Shumë njerëz e quajnë veten menaxher ndërtimi, vetëm sepse mbikëqyrin dy apo tre njerëz dhe menaxhojnë projektet e tyre.

Por përcaktimi ynë për profesionin e menaxherit të ndërtimit është dikush, që mund të ndërtojë ndërtesat sipas standardeve të rregullave të sigurisë, që mund t’i rezistojnë një tërmeti”. Rregulla specifike janë vendosur edhe për arsimimin. Aplikantët duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm apo ekuivalentin e tij, përkufizuar si përfundim me sukses i 12 viteve edukim të plotë zyrtar, 9-vjeçar dhe i mesëm.

Në fazën e parë, kujdes duhet të tregohet me fotografinë, e cila duhet të jetë e këtij viti. Ndërkohë që do të penalizohen të gjithë ata, që do të guxojnë të aplikojnë më shumë se një herë në programin e vizave.

AFATET

Pas bllokimit të faqes, aplikimet për lotarinë janë rihapur sërish. Të gjitha regjistrimet e bëra në javën e parë të tetorit janë shpallur të pavlefshme dhe do të duhet të ribëhen nga e para. Nga sot pasdite, faqja do të jetë aktive, dhe sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë, periudha e regjistrimit do të zgjasë deri në 22 nëntor./Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”
Breaking News

Dea Mishel rrëfehet për ndërhyrjet estetike: “Jam penduar…”

16/01/2026
“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…
Breaking News

“Miqtë më kthyen shpinën”, rikthehet Armaldo Kllogjeri: Treguan fytyrën e vërtetë…

16/01/2026
A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen
Breaking News

A u puth me Stelinën para hyrjes në BBV? Kristi thyen heshtjen

15/01/2026
“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!
Breaking News

“Kam vendosur të…”, Ylli Limani na dha lajmin e parë të vitit 2026 dhe ne u trishtuam pak!

15/01/2026
Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!
Breaking News

Miri zbulon çfarë i tha gruaja para hyrjes në BBV dhe ne (nuk) u habitëm!

15/01/2026
“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën
Breaking News

“Lëre të shijojë fëmijërinë”, Aulona i përgjigjet kritikëve për mënyrën si rrit të bijën

15/01/2026
Next Post
U larguan nga Shqipëria, ja çfarë bëjnë në SHBA Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi

U larguan nga Shqipëria, ja çfarë bëjnë në SHBA Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera