Alketa Vejsiu ka hapur sërish audicionet e “Love Story” duke zbuluar se shumë shpejt do nisë sezoni i dytë, por këtë herë me ca ndryshime. Veç faktit që do ketë një princ dhe një princeshë, pra dy kandidatë përballë disa zgjedhjeve të ndryshme, ndryshe nga edicioni i kaluar, ku patëm vetëm Saimirin, produksioni këtë herë nuk është i përqëndruar vetëm tek dashuria (megjithëse ajo vazhdon të mbetet në themel të programit). Këtë herë Alketa pranon se pjesë e programit mund të bëhen edhe ata që duan thjesht të jetojnë një histori dashurie si nëpër filma, rrethuar nga kamerat, ose ata që e duan famën, që duan të hapin biznes dhe të promovojnë veten, apo që kanë qëllim të mësojnë nga eksperienca televizive. E të fundit, por jo nga rëndësia janë ata që duan të gjejnë kombinimin perfekt (në marrëdhënie dashurie, sigurisht).
‘Love Story 2’ do të jetë shumë gjithëpërfshirës, e duket se me këtë renditje karakteristikash nuk do jetë e vështirë që të ketë kandidatura të shumta për t’u bërë pjesë e programit./revistawho.com