Joachim Low beson se kundërshtari i Gjermanisë në çerekfinale Italia, është më e fortë se në vitin 2012 – kur arritën në finale të Kampionatit Evropian
Gjermania do të përballet me Italinë e Antonio Contes të shtunën në Bordeaux, pasi siguruan një vend në mesin e 16 më të mirave duke eliminuar Sllovakinë.
Në anën tjetër, Italia eliminoi kampionen në fuqi, Spanjën duke siguruar një biletë për në fazën tjetër ku tani do të përballet me Gjermaninë.
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, beson se italianët janë më të fortë se katër vite më parë dhe se mezi pret ndeshjen e së shtunës.
“Jemi duke shikuar përpara për ndeshjen. Italia ishte tejet e mirë ndaj Spanjës. Ata punojnë shumë si ekip, sulmojnë dhe mbrohen së bashku. Janë ekip më i mirë se në vitin 2012”, ka deklaruar Low.