Kohët e fundit , më saktë që pas sezonit të plazhit instagrrami i moderatores Luana Vjollca është pushtuar nga foto të realizuara në palestër.
Edhe pse vajza joshëse e ekranit është shquar gjithmonë për linjat, duket se ambicja e saj për të pasur një trup të tonifikuar dhe akoma më shumë në formë është një qëllim më vete.
Tashmë një pjesë të mirë të kohës së saj, Luana e kalon duke mbajtur pesha, por pa harruar të jetë aktive në rrjetet sociale.
Kohët e fundit palestra është kthyer në një mani për të gjithë gati gati njëlloj si rrjetet sociale, por ajo që na kuriozon të gjithëve është se akoma të famshmit në Shqipëri vijnë në super formë në ambjentet e palestrës edhe pse presupozohet të harxhojnë energji, e siç e ka në qëllim palestra, djegjet e kalorive të përkthyera në djersë, nuk duken gjëkundi..