Fundjava e ka bërë Luanën nostalgjike për episodet e mëparshme të xhiruara të ‘Shiko Kush Luan’. E duke qenë se nuk i ka parë asnjëherë ato në ‘youtube’ pasi i mjafton t’i ideojë, t’i xhirojë e t’i montojë duke u bërë skenariste e montazhiere, sot ka vendosur t’i kthehet dhe njëherë.
“S’i kam parë asnjëherë emisionet e mia në youtube. Normal se pasi i ideoj, i xhiroj, i montoj, i fus dhe një të pame të shtunën në tv edheee”, ka shkruar Luana krah videos ku ka kërkuar një ide nga ndjekësit se cilin episod duhet të shohë.
Me këtë moderatorja ka lënë të kuptohet se i mungon shumë formati i saj dhe se edhe kohën larg ekranit e kalon duke iu rikthyer episodeve të punuara nga vetë ajo. Me postime të ndryshme në përfundim të ‘Shiko Kush Luan’, Luana tha se shumë shpejt fill pas mbarimit të saj do të niste një projekt të ri, megjithatë gjërat nuk shkuan siç ajo kishte menduar, ndaj një sy tek episodet e ‘Shiko Kush Luan’ në youtube nuk është asnjëherë keq. Muzikë po, show po, humor po, lojëra po, të gjitha me një klik./revistawho.com









