Në mbrëmjen e 1 janarit, ndryshe nga cdo herë tjetër, Luana Vjollca vendosi të dalë përballë vetes dhe t’i bëjë asaj një intervistë. Me humor dhe sportivitet, mdoeratorja iu përgjigj pyetjeve të ardhura nga ndjekësit e saj, mes tyre dhe “Pse bën si këngëtare e madhe?”.
“Në fakt unë këndoj për qejf. Pseudonimin ‘e madhe’ ma keni vënë ju dhe faleminderit që ma keni vendosur”, u përgjigj Luana.
Me të qeshura ajo pranoi se është e dashuruar, por nuk harroi të shtojë se është me punën, duke i bërë gjithmonë bisht me delikatesë kësaj pyetje që ka ngjallur kuriozitet. E pyetur se si ka qenë konkurrenca mes saj dhe Marinës duke qenë se kanë qenë përherë në të njëjtën fasho orari, ndonëse në televizione të ndryshme, Luana pohoi se mes motrash nuk ka asnjëherë konkurrencë dhe se në fakt ajo është shumë e lumtur për cdo arritje të saj, ashtu sic dhe ajo lumturohet për çdo arritje të Luanës.
Vjollca ishte kujdesur të sillte për teleshikuesit mbrëmjen e kaluar një maratonë transmetimi prej 4 orësh, duke bërë bashkë emra dhe këngëtarë të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar./revistawho.com








