Puntata e sotme e “Shiko Kush Luan”, veç të ftuarve të rinj do të na njohë edhe me kapitenin e ri të skuadrës blu… Rezart Veleshnja nuk do të jetë më pjesë e programit të së shtunës në “Top Channel”, një vendim ky i marrë nga autorja dhe moderatorja e programit Luana Vjollca. Nuk dihet ende se çfarë e ka çuar Luanën drejt këtij vendimi, por në puntatën e dytë të spektaklit si kapiten i bluve do të shfaqet Xhoda, aktori tjetër shumë i dashur nga “Portokalli”, i cili ka një kimi të ndërtuar në vite me kapitenin tjetër të skuadrës së kuqe, Florjan Binaj.
Mbetet për t’u parë nëse do të vijojë Xhoda si kapiten, apo e gjitha kjo ishte një lojë dhe do të kemi një rikthim të Rezit…/revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CF4RHkKnYHh/?igshid=1169xzoc6lbcr







