Do kemi një tjetër emision dashurie? Këtë nuk e dimë, por kështu po përflitet në rrjet pasi Luana ndau promon e emisionit të saj të ri. “ZEMËR LUANA”, mban titullin emisioni që Luana do të sjellë këtë sezon nën logon e TV Klan e që shënon rikthimin e saj pas një periudhë pushimi nga televizioni. Në promo shfaqet një luan e më pas Luana e rrethuar nga një zemër dhe kaq ka mjaftuar të nisin dyshimet se kemi të bëjmë me një emision dashurie. Kujtojmë që Luana në Top Channel ka qenë e fokusuar në formatet argëtuese me lojëra ndërkohë që nuk dihet se ç’do sjellë në TV Klan. Siç shkruan dhe vetë ajo, mbetet ta zbulojmë së shpejti.
View this post on Instagram