Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

Luana Vjollca ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u shfaqur në kopertinën e revistës prestigjioze L’Officiel United Kingdom. Revista britanike i kushton një portret të fuqishëm moderatores, këngëtares dhe sipërmarrëses shqiptare, duke e përshkruar si shumë më tepër sesa një figurë televizive.





Sipas L’Officiel UK, Luana është “një forcë e vetë-autorisë”, një grua që ka ndërtuar karrierën e saj mbi disiplinën, intuitën dhe vetëdijen për vlerën personale. Me mbi dy dekada eksperiencë në televizion, muzikë, shkrim dhe së fundmi në modë, ajo ka arritur të krijojë një profil unik, të qëndrueshëm dhe të dallueshëm.

Revista ndalet edhe te rrugëtimi i saj në ekran, nga drejtimi i disa prej formateve më të ndjekura në Shqipëri, deri te hapi i guximshëm në industrinë e modës me markën LU7U, e cila përfaqëson feminitetin e fuqishëm, të ndërtuar me qëllim dhe identitet të qartë.


Filozofia e Luanës përmblidhet në një mesazh të drejtpërdrejtë dhe pa frikë: “Thuaje. Zotëroje. Jetoje.” Një qasje që, sipas revistës, reflektohet në çdo rol që ajo merr dhe në çdo projekt që ndërton.

L’Officiel UK thekson se përmes punës dhe imazhit të saj, Luana Vjollca i inkurajon gratë të duan lëkurën e tyre, t’i besojnë zërit që kanë dhe të zgjedhin vetëbesimin sipas rregullave të tyre.

Një tjetër arritje që e pozicionon Luanën jo vetëm si një emër të njohur në Shqipëri, por si një figurë me ndikim edhe në skenën ndërkombëtare.

Ergys Zhabjaku
Ergys Zhabjaku
Ergys Zhabjaku
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!
Breaking News

Dasma e Gimbos dhe Selin? Flet kunata: Nusja na duket yll!

07/03/2026
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Next Post
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera