Edhe pse është mbreti i Xhunglës, luani afrikan që në vegjëli ka qenë i fiksuar me batanijet, njësoj si tani. Në vitin 2014, Lamberti u adoptua nga një familje, e cila më pas nuk mund të kujdesej më për të. Ata e mbajtën Lambert deri kur ai mbushi 3 muajsh dhe më pas e çuan në një kopësht zoologjik. Më parë luani flinte në një krevat me gjyshin e pronares, kështu që ajo i bleu një batanije dhe e vendosi atë në një cep të shtëpisë. Tashmë, luani ka mbushur 2 – vjeç dhe ai vazhdon të mbulohet me batanije, duke e bërë pjesë të pandashme të jetës së tij, madje nuk pranon të flejë pa të. Luani, gjithashtu pëlqen të luajë me ujin dhe me lodrat e tij, përfshirë këtu edhe një skateboard./tvklan.al